Lajme

Sulmi terrorist në veri, paralajmërohet konferencë në Serbi në emër të Milan Radoiçiqit

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 29 September 2023

Avokati i Milan Radoiçiqit, ka paralajmëruar konferencë sot në Serbi në emër të vetë Radoiçiqit pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës dhe sulmit terrorist nga një grup i armatosur në krye të të cilit, autoritetet në Kosovë kanë paraqitur fakte se ishte vetë krimineli Milan Radoiçiq.

Në konferencën e cila është paralajmëruar të nisë në ora 14:00, siç ka thënë avokati Goran Petronijeviq, do të lexojë një adresim të Radojçiqit për publikun, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Po gjatë ditës së sotme në kuadër të hetimeve rreth rastit në Banjskë, Policia e Kosovës ka bastisur disa nga pronat në pronësi të Milan Radoiçiqit në veri.Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

-Advertisement-

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë tre terroristë dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, disa nga të cilët më pa u liruan.

Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll Manastirin në fshatin Banjskë gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake, në mesin e tyre edhe automjete me mbishkrimin KFOR.

Dy ditë pas sulmit, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, publikoi pamje nga droni gjatë aksionit të Policisë në Banjskë, e në të cilën Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, e që është edhe pjesë e Listës së Zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sveçla tha se Radojiçiqi është udhëheqës i grupit terrorist dhe sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera