Lajme

Sulmi terrorist në veri dhe zhvillimet në Kosovë – Osmani flet nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 22 October 2023

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku do ta përfaqësojë vendin tonë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim, Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator.

Ndër të tjera, e para e vendit tonë do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

-Advertisement-

Para takimit të Këshillit të Sigurimit, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Takimi i KS të OKB-së për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New York-ut, njofton Presidenca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera