Sulmi terrorist në Suedi/ Policia jep detaje, agresori një refugjat afgan
Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 04 March 2021
Policia suedeze është duke hetuar terrorizmin si motiv të mundshëm për sulmin me thikë që tronditi një ditë më parë Suedinë.
Agjensia e lajmeve Reuters përcjell detaje nga hetimi, duke konfirmuar se agresori, një i ri tek të 20-tat është një refugjat afgan, i cili në Suedi ka hyrë në vitin 2018.
Ai plagosi tetë njerëz në lokacione të ndryshme në qendër të qytetit Vetlanda, të ndodhur rreth 275 kilometra në jugperëndim të Stokholmit. Burime spitalore pohojnë se tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë, por situata e tyre është stabilizuar.
Policia po e heton krimin si përpjekje për vrasje dhe po konsideron lidhjet e mundshme me terrorizëm. Ministri i Brendshëm suedez, Mikael Damberg deklaroi se është e rëndësishme të priten hetimet, përpara se të nxirren përfundime.
Identiteti i sulmuesit nuk është bërë ende i ditur publikisht, por autoritetet thonë se ai ka qenë i njohur për policinë për disa krime të vogla. Kryeministri suedez, Stefan Lofven, tha se “dhuna e tmerrshme” është një kujtesë e faktit se “sa e dobët është ekzistenca jonë e sigurt”. Në zonë ku ndodhi sulmi, janë vendosur forca policore shtesë.
Të tjera
-
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe A...
-
200-vjetori i ndarjes nga jeta i poetit anglez, Lord Bajron
200 vjet më parë ndahej nga jeta poeti romantik anglez, Xhorxh Gordon Bajron ...
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc, Kurti: I kemi shpëtuar 150 milionë euro
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në c...
-
Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe...
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...
-
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore m...
-
Alejtin Berisha, presidenti i UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman
Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, ishte ...
-
Sülmoi se*sualisht një grua, arrestohet burri në Malishevë
Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualish...
-
Vazhdojnë telashet me paratë e rrejshme, një person në Prizren ankohet në polici
Një person në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona kanë dorëzuar k...
-
Shkollat e kryeqytetit me ligjëratë sensibilizuese ndaj dhunës në familje
Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të m...
-
Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante
Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe...
-
Plicia gjen ārmë në veri të Mitrovicës
Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të arm...