Lajme

Sulmi i SHBA-së në Siri, Kosova i jep mbështetje kundër Assadit

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 14 April 2018

Pas sulmeve ajrore që ndodhën në Siri nga koalicioni i udhëhequr i SHBA-së, i mbështetut nga Britania e Madhe dhe Franca, shumë shtete kanë dalë në mbështetje të treshes për këto veprime.

Për këto ngjarje kanë ardhur edhe reagime nga Kosova.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një shkrimi në rrjetin social “Tëitter” ka thënë se Kosova e mbështet sulmin e SHBA-ve, Francës, Britanisë kundër ambienteve dhe aftësive të armëve kimike të regjimit sirian.

-Advertisement-

“Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, SHBA në mëngjesin e sotëm ka nisur sulmin e tyre në Siri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera