Lajme

Sulmi se*sual ndaj të miturës, 63-vjeçari nesër do të dalë para gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 01 December 2023

63-vjeçari i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture 15-vjeçare, nesër do të dalë para Gjykatës në Pejë.

Zëdhënësi në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, në një lidhje direkte në Info Magazine në Klan Kosova, ka bërë të ditur se nesër do të shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Po, i njëjti është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit për veprën penale ‘dhunimi’ dhe njëkohësisht Prokurori i Shtetit gjatë ditës së sotme ka parashtruar edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ç’rast seanca pritet të mbahet nesër ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë”, ka thënë Nikçi.

-Advertisement-

“Ky rast ka të bëjë me një të mitur e cila dy javë më parë është raportuar e zhdukur nga prindërit e saj, dhe gjatë ditës së djeshme e njëjta është paraqitur në stacionin policor bashkë prindërit e saj dhe Policia pasi që ka pranuar informatat e duhura, ka arrestuar personin e dyshuar i cili gjendet tani në ndalim policor dhe njëkohësisht nesër do të dalë para gjykatës ku do të shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij”, ka thënë Shkodran Nikçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera