Shëndetësi

Sulmi në zemër, studim i ri: Ekzaminim i syrit mund të parashikojë rrezikun

Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 14 June 2022

Rreziku i infarktit të miokardit mund të parashikohet nga një ekzaminim rutinë, jo invaziv i syve.

Ky është studimi i fundit i publikuar nga Shoqata Evropiane e Gjenetikës Njerëzore.

Studiuesit zbuluan se kombinimi i informacionit mbi enët e gjakut në retinë me shkaqet klinike tradicionale të atakut, bëri të mundur identifikimin më të mirë të shanseve të një ataku kardiak në grupin e pjesëmarrësve në krahasim me modelet e vendosura që përfshinin vetëm demografinë.

-Advertisement-

Ana Villaplana-Velasco, një studiuese me Institutin Usher dhe Roslin në Universitetin e Edinburgut shpjegon se ndryshimet në vaskularitetin e retinës mund të japin informacione mbi shëndetin e njeriut.

Prandaj, ajo dhe kolegët e saj vendosën të përdorin imazhin e retinës, një teknikë e konsideruar si joinvazive, pikërisht për këtë qëllim.

Shkencëtarët vrojtuan modelet komplekse të degëzimit të sistemit vaskular të retinës duke analizuar të dhënat e përfshira në një biobankë britanike që mbulon të dhënat e shëndetit dhe stilit të jetesës së 500,000 njerëzve.

Përfundimisht, studiuesit zbuluan se një madhësi e veçantë e retinës, e quajtur madhësia fraktal, bashkë me modele të ndryshme të degëzimit të enëve të gjakut, mund të lidhet me rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës dhe rrjedhimisht me infarktin e miokardit.

Një zbulim befasues që në fakt krijoi një model të ri vlerësimi i cili lejon klasifikimin e subjekteve njerëzore me rrezikun më të madh të infarktit të miokardit më mirë se modelet e tjera të ngjashme të krijuara më parë me një parashikim deri në pesë vjet përpara ndodhjes së një sulmi të zemrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera