Lajme

Sulmi në veri ndaj Policisë: Pritë e organizuar nga shteti serb, një ekip paramilitar në aksion

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 24 September 2023

Policia e Kosovës gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës është sulmuar nga një ekip paramilitar, të organizuar nga shteti serb bëjnë të ditur burime të Dukagjinit.

Në ketë pritë të organizuar ndaj policisë ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Ndërkaq, Policia ka njoftuar se njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy kamion (pa targa).

-Advertisement-

“Njësitet e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe po sa kanë mbërritur në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitet policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera