Lajme

Sulmi në veri i shkaktoi Kosovës 20 milionë euro humbje të qarkullimit të brendshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 03 Tetor 2023

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka mbajtur konferencë për medie me temën “7 ditë pas sulmit në veri dhe ndikimi në ekonominë e Kosovës”.

Në këtë konferencë, u diskutua për ndikimin që sulmi pati në ekonominë e vendit dhe aktivitetin e bizneseve.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se Aleanca e ka përcjellur nga afër situatën e krijuar nga sulmi, i cili i ka shkaktuar Kosovës 20 milionë euro humbje të qarkullimit të brendshëm.Ai theksoi se nga të dhënat e mbledhura, konsumi i përgjithshëm ka rënë 4%, bizneset kishin 10% më pak aktivitete, e se vizitat turistike e shitja e patundshmërive kanë rënë 50%. Siç tha ai, sulmi i ka frikësuar edhe investitorët e huaj.

-Advertisement-

“Aleanca Kosovare e Biznesit ka përcjellur nga afër situatën e krijuar nga sulmi diversant. Ky sulm terrorist që pati qëllim të marr nën kontroll pikat vitale të veriut të Kosovës. 7 ditë pas sulmit terrorist në vend, la pasoja në ekonomi, frikësoi qytetarët dhe investitorët e huaj. Konsumi i përgjithshëm ra për 4%. Bizneset ulën aktivitetetin e tyre deri në 10%. Vizitat turistike e familjare ra për 50%. Shitja e patundshmërisë ra për 50%. Interesimi për investime të huaja ishte 0%. Kosova ka pasur një humbje të qarkullimit të brendshëm për 20 milionë euro”, tha Shahini.

Në këtë diskutim mori pjesë edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, i cili tha se vlerësimet ekoomike të tilla janë të nevojshme.

Kadriaj shtoi së është pikërisht qëllimi i Serbisë që ta dëmtojë Kosovën ekonomikisht.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy