Lajme

Sulmi në një shkollë të Floridës, arrin në 17 numri i viktimave

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 15 February 2018

Ka shkuar në 17 numri i viktimave pasi një 19-vjeçar hapi zjarr në një shkollë të mesme në Parkland të Floridës.

Atentatori është identifikuar si Nikolas Cruz, një ish-student në këtë shkollë, i cili ishte përjashtuar nga shkolla.

Sherifi i Kontesë Brauard, Scott Israel, u tha gazetarëve se Cruz vrau 3 persona jashtë shkollës, përpara se të hynte në ndërtesë dhe të vriste 12 të tjerë. Ndërkohë, dy persona vdiqën në spital nga plagët e marra.

-Advertisement-

Ky është sulmi më vdekjeprurës nëpër shkolla që kur 26 persona u vranë në shkollën “Sandy Hook” të Konektikatit në vitin 2012.

Ndërsa bëhet fjalë për sulmin e gjashtë nëpër shkollat amerikane për vitin 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera