Lajme

Sulmi në Manhatan, shkuan për të festuar, por pesë miqtë argjentinas humbën jetën

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 01 November 2017

Në sulmin e Nju Jorkut të ndodhur ditën e martë, në mes të viktimave janë pesë miq nga Argjentina. Në sulmin e frikshëm mbetën tetë të vrarë dhe u plagosën 11 të tjerë, pasi shoferi i kamionit goditi njerëzit në një pistë të dedikuar për çiklistët në Manhatanin e poshtëm.

Ndërkohë policia arriti të ndalonte një 29-vjeçar, emigrant nga Uzbekistani, vetëm pasi e qëlloi duke e plagosur. I dyshuari ka tentuar që të largohej nga mjeti me të cilin kreu sulmin, por u arrestua menjëherë. Ai raportohet të ketë thirrur “allahu akbar”, ndërsa largohej nga kamionçina.

Menjëherë zyrtarët e klasifikuan atë si sulm terrorist. Ndërkohë një shënim u gjet në kamionçinë, në të cilin kishte një referim për shtetin islamik.

-Advertisement-

Vdekja e pesë argjentinasve u konfirmua nga Ministria e Jashtme. Ata ishin pjesë e një grupi prej 10 miqsh që kishin shkuar në Nju Jork për të festuar përvjetorin e 30 të diplomimit të tyre nga një kolegj politeknik në qytetin qendror të Rozarios.

Një prej viktimave, pronar i një kompanie hekuri, kishte paguar udhëtimin e miqve. Edhe Ministria e Jashtme belge ka konfirmuar tashmë se një nga viktimat ishte shtetas belg ndërsa për dy viktimat e tjera identiteti nuk është konfirmuar ende.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera