Lajme

Sulmi në Kremlin, SHBA: S’jemi të përfshirë, pretendimet e Moskës qesharake

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 05 May 2023

Qesharake i ka cilësuar Shtëpia e Bardhë pretendimet e Rusisë, se SHBA janë të përfshira në sulmin me dron në Kremlin të mërkurën. Ndërkohë Presidenti ukrainas deklaron nga Haga se Putin do të përgjigjet para drejtësisë për krimet e luftës.Shtëpia e Bardhë ka mohuar pretendimet ruse se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ato që kanë organizuar sulmin me dron të mërkurën në Kremlin.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov dekalroi se sulmi u ekzekutua nga Ukriana sipas udhëzimeve të Uashingtonit.Por zyrtarisht zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duek i cilësuar si pretendimet të rreme theksoi se nuk e kanë inkurajuar Ukrainën të godasë jashtë kufijve të saj.

Pas deklaratave të kremlinit, Moska ka intensifikuar bombardimet në Kiev dhe dhe qytete të tjera të Ukrainës

-Advertisement-

Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të enjten nga Haga se Vladimir Putin do të përballet me një gjyq ndërkombëtar për krime lufte, pasi kievi të ketë fituar luftën

Një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin është lëshuar nga HAGA, por shasnet që ajo të zbatohet janë të pakta.

Kjo, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka një forcë të sajën policore për të zbatuar vendimet e saj dhe lideri rus nuk ka gjasa të udhëtojë drejt një prej 123 vendeve që kanë detyrimin ligjor për ta arrestuar atë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera