Lajme

Sulmi në Kanada/ Rritet bilanci, shkon në 23 numri i viktimave

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 22 April 2020

Ka arritur në 23 numri i të vdekurve nga sulmi që ndodhi të dielën në Kanada. Ndër viktimat është edhe një 17 vjeçar të cilin policia nuk e ka identifikuar ende.

Sipas përditësimit të fundit, policia ka thënë se autori i sulmit i ka njohur disa nga viktimat, por akoma nuk dihen motivet që e çuan 51 vjeçarin të ndërmerrte një veprim të tillë.

Autori është vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë, shkruajnë mediat e huaja. Autoritetet kanë thënë se sulmuesi i dyshuar, i maskuar si polic, ka qëlluar njerëz në lokacione të ndryshme në Nova Skocia. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se sulmi paraqet një “situatë të tmerrshme”.

-Advertisement-

“Jemi me ju dhe bashkëndjejmë me ju”, tha Trudeau të hënën, në një fjalim drejtuar kombit. “Ky ishte një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës sonë”, tha kryeministri i Nova Skocias, Stephen McNeil. Sulmi është cilësuar si më i rëndi në Kanada që nga viti 1989, kur një sulmues ka vrarë 15 gra në Montreal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera