Lajme

Sulmi në Kanada, nga një refugjat somalez

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 02 October 2017

Një refugjat somalez u arrestua në lidhje me sulmet në Edmonton, në provicën e Albertës, ku u plagosën 5 persona.

30-vjeçari, emri i të cilit nuk është mësuar zyrtarisht, dyshohet se goditi me thikë një polic dhe lëndoi 4 këmbësore të shtunën.

Mediet vendase ndërkohë e identifikuan agresorin si Abdulahi Hasan Sharif. Oficeri i plagosur po kontrollonte trafikun kur u godit nga një makinë, e më pas drejtuesi i saj e sulmoi me thikë.

-Advertisement-

Kryeministri kanadez Justin Trudeau e cilësoi incidentin një akt terrorist. Zyrtarë nga policia e Edmontonit thanë se i dyshuari do të përballet me akuza për terrorizëm dhe tentativë për vrasje, ndërsa shtuan se ai njihej nga policia për ideologjitë ekstremiste.

Mësohet se i dyshuari kishte kërkuar azil në Kanada dhe ishte ruajtur nga autoritetet për ideologjinë që shpaloste, por nuk kishte pasur prova për ta paditur më herët. Sipas medieve vendase, në makinën që i dyshuari përdori për të goditur kalimtarët u gjet një flamur i Shtetit Islamik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera