Lajme

Sulmi ndaj Top Channel, ish-prokurorja: Nuk janë marrë në konsideratë pasojat

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 28 March 2023

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj e ka quajtur sulmin ndaj ambienteve të Top Channel, një akt të krimit të organizuar.

Imeraj u shpreh se duke marrë parasysh rrethanat e ngjarjes dhe shumë elementë të tjerë, veprimet ishin të mirë organizuara dhe se autorët nuk i kanë marrë fare në konsideratë pasojat.

“Duke gjykuar nga rrethanat në të cilat ngjarja ka ndodhur, nga mënyra se si është organizuar, mjeti i përdorur, nga itinerari i lëvizjes, plumbat e hedhur e nga personat e përfshirë në të, jemi në kuadratin e organizimit të mirëfilltë. Veprime të cilat mund të bëhen vetëm nga krimi i organizuar. Është i mirëorganizuar me detaje.

-Advertisement-

Krimi i organizuar ka goditur në një mënyrë të tilë që nuk ka marrë fare në konsideratë nëse shkakton apo jo pasoja. Goditja ka ardhur e tillë në një moment kohor kur gazetarët janë larguar, por ama nuk kanë marrë masa që të parandalojnë ardhjen e një pasoje të mundshme, ose me një plumb të drejtëpërdrejtë apo rikoshet. Ata, e shprehur në rang popullor dhe jo juridik, nuk e kanë vënë ujin në zjarr fare nëse do ndodhnin apo jo pasoja”, u shpreh Imeraj në “Opinion” në Tv Klan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera