Sulmi ndaj ish-shefit të SHIK, flet nëna: Hera e parë që vinte, ja ku dyshoj (Video)
Autori: Gazeta inFokus
08:37 | 05 Tetor 2017
Nëna e Artan Dautit, ish-shefi i SHIK-ut, që u dhunua dy net më parë, e lidh sulmin ndaj të birit me punën që ai ka pasur para se të largohej përgjithnjë nga Shqipëria. Liri Dauti, e ka mësuar vetëm dje sulmin ndaj të birit, pasi për shkak të moshës e problemeve në shëndet, familjarët ia kanë mbajtur asaj të fshehtë ndodhinë.
Nëna e tij e moshuar, e cila jeton në lagjen “28 Nëntori” në qendër të qytetit, u shpreh se djali i saj është larguar dje që në mëngjes drejt Italisë.
Në një intervistë për “Panorama”, ajo nuk shpjegon me saktësi nëse të birit i kishin mbaruar ditët e qëndrimit, apo nëse ngjarja e ndodhur ndikoi që ai të largohej në Breshia, qytet ku jeton që prej vitit 1996, kur atë e hoqën nga detyra që mbante si shef i SHIK-ut në Berat.
Znj.Liri kur është kthyer djali juaj nga Italia dhe prej sa vitesh jeton ai atje?
Që pasi e hoqën nga puna, në fund të vitit 1996 djali im me gruan dhe fëmijët ka ikur ne Itali. Katër ditë më parë erdhi për të më parë mua se kam qenë e sëmurë, ndërsa gruan e fëmijët i la atje se janë në shkollë. Nuk mund të rrinte më shumë pasi djali është në punë dhe sot iku në Itali. Unë e dija që do të ikte sot, por se në çfarë orë do të nisej, këtë nuk e dija me saktësi, por sot që në mëngjes ka ikur… Pas asaj që i ndodhi djalit mbrëmë, nuk mund të rrinte më gjatë.
Si e mësuat ju ngjarjen që ndodhi me djalin tuaj mbrëmjen e djeshme (e hënë)?
Siç ju thashë, unë kam qenë e sëmurë ca nga mosha, ca nga tensioni dhe për këtë djali u kthye për të më parë. Edhe mbrëmë (të hënën) djali tek unë ishte. Qëndroi disa orë dhe u largua, por më pas e qëlluan, se di se kush. Unë sot në mëngjes e kam mësuar ngjarjen. Nga familjarët e tjerë e kam mësuar se dje askush nuk më tregoi gjë. I dëgjova që ishin të shqetësuar, por nuk më treguan gjë për shkak të shëndetit. Sot, në mëngjes më thonë se Artani ka ikur në Itali se mbrëmë e paskan qëlluar, te lagja.
Nena e Artan Dautit
Çfarë ju thanë në lidhje me ngjarjen?
Më thanë se Artani ishte goditur sapo doli nga shtëpia ime për të ikur te shtëpia e prindërve të nuses, sepse ai nuk ka shtëpi këtu në Berat. Këtu afër te lagja paska ndodhur ngjarja, ku dy çuna e kanë rrahur, kaq di.
Pse mund të ketë ndodhur kjo, ka pasur konflikte me persona të tjerë djali juaj?
Djali im nuk ka probleme me asnjë njeri. As ai, as dy djemtë e tjerë apo familjarët tanë. Kjo është hera e parë që djali vjen në Berat që kur ka ikur, pasi është në punë, ka preokupime. Unë nuk di asgjë se përse ka ndodhur ngjarje dhe se kush e ka bërë, këtë le ta gjejë Policia, por mund të ketë lidhje dhe me punën që ka bërë më parë, para se të largohej nga Shqipëria, pasi arsye tjetër nuk ka.
VIDEO PAS SULMIT
Nw videon e momentit të shoqërimit për në spital të ish-kreut të SHIK-ut në Berat, duket qartë momenti kur Dauti shoqërohet nga vendi ku u sulmua drejt ambulancës së spitalit. Ai mezi qëndron në këmbë, ndërsa dy mjekë e mbajnë për krahu teksa ecin nëpër një rrugicë të ngushtë e të errët në lagjen ku u sulmua.
“Më goditën sapo zbrita nga makina, dyshoj që ishin dy persona”, – ka thënë ai në dëshminë e parë për policinë nga shtrati i spitalit.



T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...



































