Sulmi ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, gjykata i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit
Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 14 August 2023
Të premtën kur po mbahej një protestë si shenjë pakënaqësie ndaj një performance në “DokuFest” është sulmuar gazetari i Gazetës Nacionale Vullnet Krasniqi dhe kameramani.
Për këtë rast policia arrestoi personin e dyshuar A.K., dhe i njëjti u ndalua për 48 orë.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj, ka konfirmuar se A.K., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
Zëdhënësi Lekaj tha se të pandehurit do t’i llogaritet masa e paraburgimit prej kohës së arrestimit 11.08.2023, dhe mund të zgjasë deri më datën 11.09.2023, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
“I pandehuri A.K., me datë 11 gusht 2023, rreth orës 14:00., në Prizren, me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrat e tij zyrtare – të dëmtuarin V.K., (gazetar), në atë mënyrë që në momentin kur i dëmtuari V.K., (gazetar), gjatë kryerjes së detyrës së tij merr në intervistë të pandehurin, ky i fundit A.K., e shtyen me dorë duke e sulmuar, pastaj, i dëmtuari V.K., vazhdon ti intervistojë protestuesit të tjerë të pranishëm ku has në rezistencë, të të pranishmëve, dhe persona të tjerë e sulmojnë fizikisht gazetarin me të cilat veprime tek i njëjti shkaktojnë shqetësim”, tha Lekaj në një përgjigje për Gazetën Express.
I njëjti shtoi se me rastin e caktimit të paraburgimit, “Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar, do të merren në pyetje dy (2) të dëmtuarit, dëshmitarë të tjerë dhe të dyshuar të tjerë eventual, si rezultat i të kësaj caktimi i paraburgimit për të pandehurin është i nevojshëm, dhe i arsyeshëm për të mos penguar rrjedhën procedurale të hetimit”.
Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në konstatim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim edhe të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, u shpreh zëdhënësi Lekaj.
Për këtë ngjarje policia ka njoftuar edhe për suspendimin e një zyrtari policor në Prizren, me gradën rreshter, për siç ka thënë policia sepse nuk ka reaguar në menyrë profesionale me rastin e sulmit ndaj gazetarit.
Rreshteri është suspenduar për 72 orë.
“Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, pas konsultimit dhe me sugjerimin nga IPK, me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor nga Stacioni Policor Prizren”, ka njoftuar PK.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...