Lajme

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, reagon ambasadori gjerman: Gazetarët duhet të punojnë lirshëm dhe pa frikë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 27 December 2022

Një ekip i televizionit Klan Kosova u sulmua gjatë së hënës në Zupç nga bandat kriminale.

Si pasojë e sulmit me gurë nga persona të maskuar u lëndua gazetarja Qëndresa Bellagoshi dhe shoferi Elsad Sinani.

Ndaj këtij sulmi ka reaguar ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde.

-Advertisement-

Rohde tha se e dënon ashpër sulmin ndaj gazetarëve.

Ai theksoi se ata duhet të punojnë lirshëm dhe pa frikë.

“I dëshiroj shërim të shpejtë ekipi të Klan Kosovës”, tha Rohde.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera