Lajme

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, KMDLNj: Gazetarët nuk po mbrohen nga askush

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 27 December 2022

ëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar për sulmin që është bërë ndaj ekipit të Klan Kosovës gjatë ditës së djeshme në Zupç.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se KMDLNj sulmet e tilla i konsideron si shkelje të rënda të drejtave të njeriut, rrezikim të jetës së gazetarëve të cilët, ndonëse identifikohen lehtë si gazetarë.

“Gazetarët nuk mbrohen nga askush, gjatë përmbushjes së mandatit të tyre, EULEX-i dhe KFOR –i në radhë të parë, si institucione garantuese të sigurisë për faktin se Policia e Kosovës është e penguar ta kryejë mandatin që i takon sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndër tjera, KMDLNj-ja tha se vendosja edhe e dy barrikadave të tjera në veri paraqet pengesë shtesë për lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësive etnike, moshës, gjinisë si dhe bindjeve fetare.

“Vendosja e barrikadave, në sy të ndërkombëtarëve është inkurajim për forcat ekstremiste dhe njësitë paramilitare, të armatosura dhe të maskuara dhe legalizim i shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut, nga e drejta për jetë si e drejta kryesore, te pamundësia e lirisë së lëvizjes, qasjes në shërbime publike, shkollim, shëndetësi dhe të tjera që e krijon një rreth të mbyllur për liri të lëvizjes, të ndara në baza etnike”.

“Institucionet e Kosovës, përveç deklarimeve publike nga ambiente të sigurta nuk janë në gjendje, për shkaqe objektive dhe subjektive të ndërmarrin asnjë veprim që do t’i eliminonte këto barrikada fizike, si kusht i domosdoshëm për një marrëveshje politike që do ta rikthente qoftë edhe pjesërisht normalitetin në atë pjesë të Kosovës, e kontrolluar nga Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare!”, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera