Lajme

Sulmi me granatë dore në veri, Kurti: I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndalë nxitjet për dhunë, para se të ketë humbje jete

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 27 June 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me granta dore në objektin komunal të Mitrovicës së Veriut. Kreu i ekzekutivit ka thënë se fatmirësisht nga ky sulm nuk është lënduar asnjë person.

I pari i Qeverisë përmes një postimi në Twitter i ka bërë thirrje Serbisë që menjëherë të ndëpresë nxitjet për dhunë para se të ndodh ndonjë humbje jete.

“Mbrëmë objekti i komunës në Mitrovicën e Veriut është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat afër. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humb ndonjë jetë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Ministria e Brendshme në një reagim, ka dënuar këtë sulm duke e quajtur “sulm terrorist ndaj institucioneve të Kosovës.

Nga MPB thonë se këtë akte janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Kjo Ministri ka kërkuar që veprimet e tilla të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë.

“Vazhdojnë sulmet terroriste ndaj institucioneve shtetërore. Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve. Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë. Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në reagim.

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës është padyshim sulm i organizuar terrorist.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë.

“Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla. Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar ai në Facebook

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera