Sulmi me bombë në Stamboll, urdhërohet paraburgimi për 17 të dyshuar
Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 18 November 2022
Një gjykatë turke ka urdhëruar ndalimin e 17 të dyshuarve në lidhje me sulmin me bombë të së dielës në Stamboll.
Ata akuzohen për sulm ndaj unitetit kombëtar, vrasje me paramendim dhe tentativë për vrasje, njoftoi sot agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu.
Gjykata liroi tre të dyshuar të tjerë nga paraburgimi në pritje të gjykimit, dhe gjithashtu urdhëroi dëbimin e 29 personave të arrestuar nga policia.
Prokurorët kaluan rreth pesë orë duke marrë në pyetje të dyshuarën kryesore në sulm, Ahlam Albashir, një siriane e akuzuar se kishte lënë një bombë në Avenue Istiklal.
Ajo pranoi se kishte lënë një çantë që përmbante një mjet shpërthyes në një stol në rrugë, por pretendoi se nuk e dinte se çfarë kishte në të.
Albashir dyshohet se ka thënë se ka hyrë ilegalisht në Turqi dhe ka qëndruar në një shtëpi në Stamboll për katër muaj me një të dyshuar tjetër, raporton Anadolia.
Një i dyshuar u arrestua nga policia turke të mërkurën vonë në qytetin sirian Azaz, i cili aktualisht është nën kontrollin e opozitës siriane të mbështetur nga Turqia, dhe po merrej në pyetje nga policia, njoftoi agjencia amerikane.
Një datë gjyqi pritet të caktohet pasi prokurorët të përgatisin një aktakuzë, e cila mund të zgjasë me muaj.
Një sulm me bombë në rrugën Istiklal të Stambollit më 13 nëntor vrau gjashtë persona, duke përfshirë dy fëmijë dhe plagosi më shumë se 80 të tjerë.Autoritetet turke fajësuan Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, si dhe grupet e kurdëve sirianë të lidhur me të. Grupet ekstremiste kurde kanë mohuar përfshirjen në sulm.
Të tjera
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...