Lajme

Sulmị i Izraelit në Gaza lë të vdẹkur një gazetar dhe një kameraman të Al Jazeera

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 01 August 2024

Një gazetar dhe një kameraman i mediumin Al Jazeera kanë mbetur të vrarë nga një sulm i Izrealit në Gaza.

Al Jazeera ka bërë të ditur se bëhet fjalë për gazetarin, Ismail al-Ghoul dhe kameramanin, Rami al-Refee.

Izraeli ka vënë në shënjestër një veturë pranë zonës Aidia, në perëndim të qytetit të Gazës.

-Advertisement-

Anas Al-Sharif, një koleg i gazetarëve, i tha Al Jazeera-s se Ghoul dhe Rifi ishin në një mision për të filmuar pranë shtëpisë së Ismail Haniyeh, shefit të Hamasit, i cili u vra sot në Iran.

Disa orë më parë, Ghoul kishte publikuar në rrjetet sociale pamje të rrënojave të shtëpisë së Haniyeh.

Ndryshe, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve deri më tani janë vrarë 108 gazetarëve palestinezë, tre libanezë dhe dy izraelitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera