Lajme

‘Sulmi’ me granata ndaj shtëpisë në Berat

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 29 October 2017

Mëngjesin e sotëm një banesë u godit me dy granata, në Berat. Një person ende i paidentifikuar hodhi në banesën e familjes Hoxha dy granata ofensive. Njëra shpërtheu, ndërsa tjetra u çaktivizua nga policia. Nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Antoneta Hoxha, bashkëshortja e Kujtimit, pronarit të shtëpisë, deklaroi se ata nuk kanë konflikt me asnjë person.

“Ishim në gjumë dhe kemi dëgjuar shpërthimin e madh. U alarmuam të gjithë. Dolëm jashtë menjëherë dhe lajmëruam policinë. Pastaj erdhi policia dhe çaktivizoi granatën tjetër. Ne nuk e dimë se kush mund ta ketë bërë. Nuk kemi konflikt me askënd”, tha Antoneta Hoxha, bashkëshortja e Kujtimit.

-Advertisement-

Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për të zbardhur ngjarjen, por ende nuk ka persona të shoqëruar në polici.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera