Lajme

Sulmi akustik ndaj ambasadës USA, dalin detaje të reja

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 02 September 2017

Një sulm i dyshuar akustik në stafin e ambasadës amerikane në Kubë, ka ndodhur muajin e shkuar, kanë konfirmuar zyrtarët. U mendua fillimisht se incidentet kishin përfunduar disa muaj më parë.

Departamenti amerikan i shtetit tha se numri i personave që kanë raportuar probleme me shëndetin është rritur në 19.

E gjithë kjo ndodh ndërsa unioni që përfaqëson stafin diplomatik thotë se disa nga viktimat kanë pësuar dëmtime të trurit dhe humbje të përhershme dëgjimi.

-Advertisement-

Kuba ka mohuar përfshirjen në sulme dhe thotë se po heton raportet. Stafi i ambasadës amerikane dhe të paktën një kanadez, filluan të shikonin simptomat, vitin e kaluar. Sidoqoftë problemi u raportua për të parën herë në gusht, kur SHBA dëboi dy diplomatë kubanë nga uashingtoni.

Zyrtarët thanë se dëbimet ishin në shenjë proteste ndaj dështimit të kubës në mbrojtjen e diplomatëve amerikanë. Aparate sonike mund të jenë përdorur për të emetuar valë tingujsh të papërballueshëm që mund të shkaktojnë shurdhimin- shkruan mediat amerikane.

Qeveria amerikane konfirmoi ndërkohë se një incident i fundit ishte regjistruar në gusht dhe se numri i stafit që ka probleme, është rritur.

“Ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë e rasteve të reja ndërsa ekspertët e mjeksisë vazhdojnë të studiojnë rastet mes komunitetit diplomatik”, tha një zëdhënëse e departamentit të shtetit.

Diagnoza e të prekurve përfshin dëmtime të trurit dhe humbje të përhershme të dëgjimit, shoqëruar me simptoma shtesë si humbja e ekuilibrit, dhimbje të forta koke etj. Për herë të parë, humbja e dëgjimit, përshkruhet si e qëndrueshme.

Departamenti amerikan i shtetit, sidoqoftë, nuk ka fajësuar ende askënd për incidentet. Misioni amerikan në havana u rihap si ambasadë në 2015, pas 50 vitesh armiqësi mes dy vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera