Sulmet ruse shkaktojnë ndërprerje të rrymës në Herson

Autori: Gazeta inFokus
11:15 | 03 December 2022
Trupat ruse kanë rinisur granatimet e qytetit jugor ukrainas të Hersonit më 3 dhjetor, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në këtë qytet të çliruar kohëve të fundit.
Njoftimet për granatime në Herson vijnë teksa luftimet po vazhdojnë në lindje, përderisa zyrtarët kanë paralajmëruar se Ukraina përballet me një dimër të vështirë për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës së saj.
“Pushtuesit rusë kanë granatuar Hersonin – kanë dëmtuar rrjetin elektrik. Qyteti sërish ka mbetur pa energji elektrike”, tha guvernatori Yaroslav Yanushevych përmes Telegramit. Ai shtoi se teknikët janë duke punuar për të rikthyer furnizimet me energji në këtë qytet të çliruar së fundmi, e që gjendet në anën e djathtë të bregut të Lumit Dnjepër.
Ukraina rimorin kontrollin e Hersonit më 11 nëntor, pasi ushtria ruse u tërhoq në anën e majtë të brigjeve të Dnjepërit. Artileria ruse është vendosur në një pozicion të ri përgjatë lumit dhe vazhdimisht ka sulmuar qytetin me raketa.
Tri persona janë vrarë një ditë më parë për shkak të granatimeve ruse në qytet, tha Yanushevych.
Miliona ukrainas po përballen me mungesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes pas një vale të sulmeve ruse në mbarë vendin, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 2 dhjetor se sulmet e reja ndaj infrastrukturës së Ukrainës janë “të pashmangshme”.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se do të bëjnë gjithçka për të riparuar dëmet
Teksa Hersoni po përballet me granatime, në lindje të Ukrainës forcat e Kievit po përballen me sulme të ashpra në rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut. Ushtria ukrainase tha më 3 dhjetor se një ditë më parë ka rrëzuar një helikopter dhe gjashtë dronë të Rusisë.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se forcat ruse kanë kryer sulme të shumta ajrore që kanë goditur infrastrukturën civile dhe pozicionet e ushtrisë ukrainase përgjatë vijës së kontaktit.
Raportimet nga fushëbeteja nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Të tjera
-
“Thaçi gjithë na ka mbledh bre neve nanave të dëshmorve, a Albini edhe qito qa i kena me mujt na merrë”- Emocionohet nëna Ajshe teksa flet për ish-presidentin Thaçi
Një pjesë e intervistës së plotë, e cila do të transmetohet të shtunën në ora...
-
Avokati i Popullit reagon ndaj Speciales për Thaçin: Veproi në kundërshtim me dinjitetin dhe të drejtat e njeriut
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk u lejua nga Haga për të marrë pjes...
-
Shefi i ZRRE-së takon përfaqësues të OAK, flasin për rëndësinë e liberalizimit të tregut të energjisë
Kryesuesi i Bordit të Zyrës Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, dje k...
-
PZAP rrëzon ankesën e VV-së kundër rezultateve përfundimtare
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ...
-
Dogana parandalon futjen në treg të mbi 3 mijë mbathjeve sportive të falsifikuara
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar futjen e mbathjeve sporti...
-
Ambasadori dhe ish-Kongresisti amerikan, Tony P. Hall, i shpreh ngushëllime Presidentit Thaçi
Ambasadori dhe ish-Kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tony P. H...
-
Publikohen pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona
Policia ka realizuar sot një aksion në 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrov...
-
Vrạsje, dhụnime, kẹqtrajtime – ky është shqiptari që me forcat serbe kreu krime lufte në Osek të Gjakovës
Muharrem Ibraj është shqiptari nga fshati Osek Hilë i Gjakovës që kishte krye...
-
Selimi: Burimet thonë se Sorensen në Kosovë kryesisht dëgjoi, por së shpejti do të nis presioni
Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka komentuar vizitën e emisarit të ri evropia...
-
Orav shkruan në librin e ngushëllimeve për viktimat nga zjạrri në Koçan
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka shkruar në librin e ngushëlli...
-
Dogana e Kosovës parandalon futjen e mbi tre mijë palë këpucëve me marka të falsifikuara
Dogana e Kosovës, ka parandaluar futjen e 3 mijë e 120 palë këpucëve me marka...
-
Mediat fitojnë betejën: Hidhet poshtë padia e këshilltarit të Kurtit
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së ...