Sulmet në veri, reagon Sindikata e Policisë
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 15 April 2022
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas katër sulmeve që u janë bërë zyrtarëve policorë në veri të vendit, shkruan Gazeta Express.
Nga kjo sindikatë kanë thënë se janë të shqetësuar me rrezikimin e drejtpërdrejtë të jetës së policëve.
“Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e incidenteve dhe sulmeve kundër Policisë së Kosovës të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të vendit ku edhe sot është rrezikuar drejtpërdrejt jeta e tyre. Raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe mund të ketë edhe në të ardhmen e që kjo e pasqyron punën me rrezik për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policor që gjatë kryerjes së detyrave zyrtare sipas ligjit dhe autorizimeve e kanë përditshmëri gjatë 24 orë në ditë”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata kanë kërkuar nga qeveria që të reflektojnë dhe të kthejnë vëmendjen nga zyrtarët policorë.
Kërkesë e tyre po ashtu është plotësimi i kërkesave dhe nevojave të Policisë së Kosovës.
“Këto janë rastet më të freskëta që Institucionet e Republikës së Kosovës t’a kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës dhe të reflektojnë me urgjencë që t’a përmirësojnë mirëqenien dhe ti plotësojnë kërkesat dhe nevojat për Policinë e Kosovës siç janë: Sigurimi shëndetësor dhe jetësor si dhe kushtet e punës”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Reagimi i plotë:
Sindikata e Policisë së Kosovës falënderon Policinë e Kosovës për guximin e treguar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së shtetit.
Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e incidenteve dhe sulmeve kundër Policisë së Kosovës të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të vendit ku edhe sot është rrezikuar drejtpërdrejt jeta e tyre.
Raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe mund të ketë edhe në të ardhmen e që kjo e pasqyron punën me rrezik për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policor që gjatë kryerjes së detyrave zyrtare sipas ligjit dhe autorizimeve e kanë përditshmëri gjatë 24 orë në ditë.
Rast konkret është edhe rasti i datës 14.04.2022, zjarri që ndodhi në një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, në të cilin rast Policët si çdo herë reaguan të parët në vendin e ngjarjes duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre për të shpëtuar jetën e banorëve që gjendeshin brenda banesës derisa ishte e përfshirë nga flaka dhe tymi.
Këto janë rastet më të freskëta që Institucionet e Republikës së Kosovës t’a kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës dhe të reflektojnë me urgjencë që t’a përmirësojnë mirëqenien dhe ti plotësojnë kërkesat dhe nevojat për Policinë e Kosovës siç janë: Sigurimi shëndetësor dhe jetësor si dhe kushtet e punës.
Sindikata e Policisë së Kosovës është aktivisht duke punuar dhe ka dhënë alternativa për plotësimin e kushteve të lartcekura dhe konkretisht për Sigurimin shëndetësor dhe jetësor.
Të tjera
-
Shpërthen goma e avionit, dy të vdẹkur në SHBA
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Atlantës në SHBA, ku dy person...
-
“Një i lënduạr” – Policia jep detaje për gjuajtjen me ạrmë në qendër të Prishtinës
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e armatosur që ndod...
-
Arrestohet një 60 vjeçar si i dyshuar për plạgosjen që ndodhi sonte në Prishtinë
Një person raportohet se ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi në drejtim të ti...
-
Mefail Bajqinovci i bindur: Ura do të hapet, shefi i CIA-s nuk erdhi për urë
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, “garantoi” se nuk do të cënohet asnjë u...
-
Raportohet për gjuajtje me ạrmë zjạrri në Prishtinë, Policia bllokon një pjesë të rrugës
Para pak minutash dyshohet se ka ndodhur një gjuajtje me armë në Prishtinë. ...
-
Zyra e kryeministrit jep detaje për takimin e Kurtit me Admiralin Stuart Munsch
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Komandantin e Komandës...
-
Udhëheqësi suprem i Iranit, i hapur ndaj negociatave me SHBA për programin bërthamor
Udhëheqësi suprem i Iranit la të hapur të martën mundësinë e negociatave të r...
-
Ish-presidentja Jahjaga darkon me admiralin Munsch: E falënderova për kontributin e KFOR-it
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka darkuar sonte me admiralin Stua...
-
Begaj apel ambasadorëve dhe konsujve: Kosova duhet të mbështetet në çdo rrethanë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka bërë apel ambasadorëve dhe konsujv...
-
“Angazhimi im politik ka pasojë, rezultat dhe pikënisje luftën në Kosovë” – Rrëfimi i Dardan Molliqajt
Aktivisti dhe politikani Dardan Molliqaj, ka folur mbi fillet e angazhimit të...
-
Molliqaj: Kurti nuk e përjeton Kosovën, familjen dhe pronat i ka në Norvegji
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti...
-
Gashi: S’kemi menduar asnjëherë për hakmarrje ndaj UDB-ashve shqiptarë edhe pse s’u penduan kurrë
Ish i burgosuri politik, Ramadan Gashi, në “Debat Plus”, ka rrëfyer për tortu...