Lajme

Sulmet në veri janë të pritshme – Alarmojnë njohësit e sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 28 September 2021

Sulmet ndaj automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në veri të vendi kanë qenë të pritshme. Së paku kështu thotë njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi për Gazetën Infokus.

Sipas tij, Policia e Kosovës duhet t’i shtoj patrullimet me qëllim të parandalimit të ndonjë incidenti të mundshëm.

“Këto aksidentet sporadike si bllokimi i kalimeve kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, ky reagim mund të shfaqet edhe në aspekte tjera sikurse që ndodhi edhe me djegien e qendrës së regjistrimit në Zubin Potok dhe hedhja e bombave në Zvecan”, thotë Ibishi.

-Advertisement-

Ai e vlerëson të domosdoshme rritjen e patrullimeve nga ana e policisë, sidomos pas përkrahjes që ka marrë së fundmi nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it, shkruan Gazeta Infokus.

“Është një plan i strukturum që me çdo kusht të provokojnë incidente dhe kjo është e pritshme. Shpresoj që pas bisedimeve të tejkalohen këto”, është shprehur Ibishi.

Për këtë arsye, ai kërkon angazhim më të madh të institucioneve të sigurisë me qëllim që t’i shmangin incidentet e mundshme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera