Lajme

Sulmet në Serbi, banorët izolohen në shtëpi nuk shkojnë as në punë

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 05 May 2023

Pas masakrës në Beograd një tjetër ngjarje tragjike tronditi Serbinë. Një 21-vjeçar vrau mbrëmjen e së enjtes, më 4 maj, 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë. Ngjarja e ndodhur në Serbi bëri që banorët në fshatrat Dubonë, Malo Orasje dhe Sepshin të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

Shtëpitë qëndruan të mbyllura, qepenat e dyqaneve të mbyllura, dhe banorët nuk shkuan në punë. 600 policë dolën për kërkimet në terren, ndërsa kërkime u bën edhe nga ajri. Sulmuesi u arrestua pak pas orës 8 të mëngjesit në afërsi të Kragujevcit, në banesën e dajës së tij.

Vendasit ishin të shqetësuar se policia nuk do ta kishte të lehtë ta arrestonte, pasi i riu e njeh mirë zonën. Ata u lehtësuan kur erdhi informacioni se ai ishte arrestuar.

-Advertisement-

“Unë po shikoja nga dritarja kur ai qëlloi. Të gjithë dolëm menjëherë për t’i ndihmuar ata njerëz. Ai hipi në makinë dhe vazhdoi. Unë jetoj 200 metra larg kishës.

Dëgjuam breshëri të reja kur qëlloi mbi fëmijët përpara të kishës, por ne nuk e pamë. Nuk ka pasur asnjë konflikt mes tyre. Ai nuk ka qenë në kundërshtim me askënd, ka qenë shok me ta”, është shprehur një qytetar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera