Lajme

Sulmet në Barcelonë: Policia ende në kërkim të një personi

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 20 August 2017

Policia e Katalonisë është ende në kërkim të një të dyshuari maroken për sulmet në Barcelonë, i cili është ende në arrati, ka thënë një zëdhënës i policisë.

I dyshuari është identifikuar si Younes Abouyaqoub, 22-vjeçar, ka thënë zëdhënësi i policisë Albert Oliva për një radio lokale, transmeton Express.

Policia beson se ploti nuk ka përfshirë persona tjerë, përveç 12 të identifikuarve tashmë, ka theksuar Oliva.

-Advertisement-

Derisa Abouyaaqoub mbetet në arrati, 11 të tjerët janë arrestuar apo vrarë.

Oliva shtoi se procesi i identifikimit të viktimave në sulmet e Barcelonës është duke përparuar, por se do të marrë më shumë kohë për testimet e ADN-së dhe formaliteteve të nevojshme.

Sot, Spanja është duke mbajtur zi për 14 viktimat e këtyre sulmeve. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera