Sulmet ndaj gazetarëve – Kusari: Kriminelët s’po ndëshkohen, duhet plan strategjik
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 03 May 2021
Dita Botërore të Lirisë së Shtypit, mediat në Kosovë i gjen në një situatë të përkeqësuar, kjo edhe për shkak të pandemisë dhe gjendjes financiare të dobët, ka thënë juristja e së drejtës së medies, Flutura Kusari.
Por sipas saj, Kosova ka problem serioz me pandëshkueshmërinë e kriminelëve të cilët kanë sulmuar e po sulmojnë gazetarët.
Kusari shton se është urgjente që prokuroria, policia dhe gjykatat t’i trajtojnë lëndët ku janë të përfshirë gazetarët më seriozisht dhe me urgjencë.
“Ky vit e gjen lirinë e mediave të përkeqësuar, kryesisht për shkak të ndikimi të Covidit, për shkak të gjendjes financiare të dobët të mediave edhe për shkak të sulmeve fizike që kanë ndodhur këtë vit dhe vitin e kaluar. Rasti i Visarit, rasti i Valonit etj. pra kemi gjendje më të përkeqësuar të lirisë së mediave në krahasim me vitet paraprake”, tha Kusari.
“Kosova ka problem serioz me pandëshkushmërinë e kriminelëve për shkak se kur sulmohen gazetarët, kriminelët shumë rrallë vihen para drejtësisë gjë që nuk ndodh kur sulmohen politikanët, drejtësia funksionon shumë shpejtë dhe është shumë efikase kur politikanët kërcënohen dhe nuk veprojnë njëjtë sa i përket gazetarëve, dhe kjo është me shumë rëndësi për shkak se nëse një krim ndaj gazetarëve mbetet i pa adresuar atëherë kjo është një mesazh për të tjerët që sulmoni gazetarët se nuk ju ndodh asgjë. Është e natyrës shumë urgjente që prokuroria, policia dhe gjykatat t’i trajtojnë lëndët seriozisht dhe me urgjencë”, thekson tutje ajo.
“Në krahasim me rajonin, ne qëndrojmë mirë, për shkak se gazetarët janë në gjendje dhe kanë hapësirë që të kryejnë punën e tyre, mirëpo normalisht që kurrë nuk është mjaftë me thënë që ka liri, është e nevojshme që të përmirësohet ambienti i të bërti gazetari për shkak se është e qartë që kompanitë e mëdha dhe ndikimet politike janë të dukshme edhe në media, pikërisht për shkak të presionit financiar. Ka gazetarë profesionistë të cilët e kryejnë punën në mënyrën më shembullore të mundshme, por jo në të gjitha mediumet ata e kanë hapësirën që të raportojnë për temat që ata dëshirojnë të raportojnë”, u shpreh Kusari.
Qasjen në dokumentet publike, Kusari e sheh si çështje të vullnetit politik, duke theksuar se mbetet të shihet nëse Qeveria, sa do jetë transparente në këtë drejtim.
“Qasja në dokumentet zyrtare është çështje e vullnetit politik, kurrë në Kosovë nuk ka pasur vullnet të mirëfilltë politik që të ofrohet qasje në dokumentet publike, por gazetarët duhet me luftuar shumë për me marrë një dokument i cili ka statusin publik. Do të shohim tash se çfarë do ndodhi me Qeverinë e re, nëse do të jenë transparentë apo jo, por nëse nuk janë është çështje e vullnetit politik”, deklaroi Kusari.
Ajo thotë se duhet një plan strategjik dhe iniciativë për sigurinë e gazetarëve në punën e tyre, raporton EO. “Sot shpresoj që pushtetarët nuk do të kenë vetëm urime dhe përshëndetje nga gazetarët nëse ndodh një gjë e tillë, po shpresoj që do të kemi iniciativë për draftimin dhe miratimin e planit strategjik për mbrojtjen e gazetarëve të Kosovës. Pra duhet të kemi një strategji kombëtare dhe plan të veprimit në mënyrë që të sigurohemi që gazetarët janë të sigurt gjatë kryerjes së punës së tyre”, përfund ajo.
Gjatë vitit 2020 janë raportuar katër raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe 17 raste të kërcënimeve.
Këto të dhëna u bënë publike me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Të tjera
-
Zhduket një grua në Shtime
Një person nga komuna e Shtimës ka raportuar në polici se një grua gjatë ditë...
-
Shpërthím në veri, hidhet një grąnątë dore në oborrin e një shtëpie
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një shpërthim në pjesën verio...
-
Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
Të martën, Kosova u mbështet nga shumica dërrmuese e deputetëve në Asamblenë ...
-
Osmani: Serbia po e shkel nenin 4 të marrëveshjes bazë dhe preambulën e saj
Presidentja, Vjosa Osmai, ka thënë se me fushatën kundër anëtarësimit të Koso...
-
Kroaci, partia konservatore fiton shumicën në zgjedhje
Partia konservatore në pushtet e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) e ...
-
Të paktën 20 të vd*ekur nga përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe
Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Emirate...
-
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se votimi pro Ko...
-
Një ditë pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në kufij nga Serbia, në Bruksel takohen Bislimi dhe Petkoviq për çështjen e dinarit
Pavarësisht tensionimit të situatës pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në ...
-
Presidenti Biden bën thirrjen: Të miratojmë shpejtë ndihmat për Ukrainën dhe Izraelin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shprehu të mërkurën mbështetjen...
-
Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës
Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e dip...
-
Një tërmet ka goditur Turqinë
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë pas mesna...
-
Anketa e IRI: 83% e kosovarëve e shohin Serbinë si kërcënimin kryesor
Në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Serbia konsiderohet si kërcënimi më i m...