Sulmet kibernetike ndaj mediave dhe institucioneve në Kosovë, deklarohet Prokuroria

Autori: Gazeta inFokus
21:48 | 23 October 2022
Kohëve të fundit në Kosovë ka pasur sulme të shumta kibernetike, ku cak kanë qenë kryesisht mediat dhe institucionet.
Lidhur me këtë çështje është aktivizuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria.
Se deri ku kanë shkuar hetimet, apo nëse është gjetur prejardhja e atyre sulmeve, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk është bërë e ditur.
Zyrtarja për Informim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj për Indeksonline thotë se janë në fazën e zhvillimit të këtyre veprimeve, duke mos dhënë më shumë detaje.
“Për çështjen të cilën keni shprehur interesim, mund t’iu njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të ndriçimit të plotë të këtyre rasteve. Jemi në fazë të zhvillimit të këtyre veprimeve, andaj nuk mund të japim detaje të tjera, deri në një fazë tjetër”, thotë Ulaj.
Pas sulmeve kibernetike mbi sistemet qeveritare Qeveria e Kosovës kishte dalë me njoftim, ku kanë theksuar se të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore nuk janë cenuar.
“Gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare. Gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël. Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Të tjera
-
“Më duhet të shkojë…” – Kurti vazhdon heshtjen – refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Rrezik në Rrugën B, shtylla elektrike gati të bie
Lexues të Gazetës Infokus kanë dërguar këtë pamje nga Rruga B në Prishtinë, k...
-
“Më duhet të shkojë…”: Kurti vazhdon heshtjen, refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Punëtori ngujohet në vendin e punës në Prizren, Policia e arreston një person të dyshuar
Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi që një person raportohet s...
-
Dy raporte të Policisë për 48 orë – Asnjë fjalë për vdekjen e Agon Zejnullahut: A u tentua të fshihej rasti?
Policia e Kosovës ka publikuar dy raporte 24-orëshe brenda 48 orëve pas vdekj...
-
Gjykata Supreme rrëzon rregulloren e Aviacionit Civil, Faton Fetahu: Fitore për ligjshmërinë dhe interesin publik
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme Rregulloren Nr. 01/2025 t...
-
Dy policë sulmohen në Prizren, njëri brenda stacionit policor
Zyrtarët policorë janë sulmuar në dy raste në Prizren. Rasti i parë ka ndo...
-
Një grua rrah policët në Kaçanik
Një incident ka ndodhur të hënën në Kaçanik. Sipas raportit 24 orësh, një ...
-
“Nana osht shumë keq”- Vëllau i Agon Zejnullahut tregon për gjendjen e prindërve pas tràgjedisë me djalin e tyre
Alban Zejnullahu vëllai i 27 vjeçarit në Lipjan që vdiq në formë tragjike der...
-
Paralajmëron vëllai i Agon Zejnullahut: Nëse shteti nuk vepron, do të detyrohemi të merremi vet me policët
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq në rrethan...
-
LDK garon me Driton Selmanajn në Prizren, nesër bëhet prezantimi zyrtar
Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë garës për kryetar të Prizrenit me Dri...
-
Muharremi: Diskurs super patriotik, por importi nga Serbia nuk po ndalet – 1.07 miliardë euro nën Qeverinë Kurti II
Analisti ekonomik Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me kontrastin mes disku...