Lajme

Sulmet e përgjakshme, Britania mban një minutë heshtje për viktimat

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 06 June 2017

Britania e Madhe mbajti sot në orën 11:00 një minutë heshtje në nderim të viktimave të atentatit të kryer të shtunën në qendër të Londrës dhe marrë përsipër nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik.

Flamujt ishin vendosur në gjysmë shtizë në ndërtesat zyrtare dhe do të qëndrojnë deri në mbrëmje.

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën pas një atentati të dyfishtë të shtunën në mbrëmje në qendër të Londrës.

-Advertisement-

Ndërkohë, policia theksoi se i kishte vrarë të tre terroristët e dyshuar, në aksin mes London Bridge dhe Borough Market.

Në London Bridge (Ura e Londrës), vend i cili është më i frekuentuar për turistët në kryeqytetin britanik, një furgon me shpejtësi të madhe ka përplasur këmbësorët.

Mediat lokale raportuan se përveç incidentit me furgon, në kryeqytetin britanik kanë ndodhur edhe dy sulme tjera, njëri në Borough Market ku ka pasur të shtëna me armë, tjetri në zonën Vauxhaul ku persona të paidentifikuar kanë goditur me thikë kalimtarët

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera