Lajme

Sụlmet e fundit në veri, Polica e Kosovës rrit masat e sigurisë në gjithë vendin

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 29 November 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar masat e sigurisë  në vend, duke përfshirë  edhe veriun e vendit ku ditëve të fundit kanë  ndodhur disa sulme e incidente sic i quan policia serioze kriminale, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi nga policia për media është  bërë  e ditur se kjo po bëhet me qëllim të shtimit të  sigurisë piblike dhe parandalimin e incidenteve.

Poashtu policia ka theksuar se planifikimet e parapara, do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim.

-Advertisement-

“Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në teren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët. Policia me anë të veprimeve operative dhe atyre inteligjente, policia do të ketë synim që të ruajë rendin e qetësinë publike, të parandalojë aktet kriminale e të hetojë e vejë para drejtësisë të gjitha ata që do të guxojnë të atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues”, thuhet në  njoftimin e policisë .

Nderkaq tutje thuhet se qëllimi i operacioneve policore, sipas PK-së, do të jetë siguria e qytetarëve, siguria e pronës së tyre e pronës publike dhe asaj institucionale

“Duke pasur parasysh se ndihmë të madhe në realizimin e objektivave policore për më shumë siguri në vend, ka edhe bashkëpunimi me qytetarë, policia duke falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, fton qyfterët që edhe tani e tutje të ndajnë me të informacione që shkojnë në drejtim të rritjes së sigurisë për të gjithë pa dallim”, thuhet në  njoftimin e policisë ./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera