Sulme me thikë, kallash dhe tritol, kush është tepelenasi që kanë kërkuar të ekzekutojnë / DETAJE
Autori: Gazeta inFokus
10:45 | 11 May 2017
Rudin Haxhia, 39 vjeçari me orgjinë nga qyteti i Tepelenës, i ka shpëtuar për të disatën herë atentatit me armë zjarri për eliminimin e tij.
Emri i tij nuk është i panjohur për uniformat blu, pasi Haxhia vjen nga radhët e policisë dhe më pas nga biznesi, ku ka zotëruar një prej diskove më të mëdha në jug të vendit, “Ecuador”, ambient i cili është shkatërruar dy herë nga vendosja e lëndëve eksplozive.
Seria e atentateve ndaj Rudin Haxhiajt ka nisur që në vitin 2008, konkretisht në 19 shkurt, ku ai është plagosur me pistoletë në lagjen nr.4 Sarandë. Tre vite më vonë po në qytetin e Sarandës ku dhe jeton, në datën 2 shkurt te 2011-es është plagosur me armë Kallashnikov në lagjen nr. 1 aty ku dhe ra pre e atentatit edhe mbrëmjen e djeshme. Po në këtë vit më datën 5 gusht, i është vendosur eksloziv ne diskon qe kishte ne pronesi. Dy vite më vonë, në datën 4 prill të 2013-ës Haxhiajn tentuan ta eliminonin duke i vendosur eksploziv poshtë makinës ne ecje drejt qytetit të Gjirokastrës. Nderkohe qe sulmi i dytë me eksploziv ne ambinet qe kishte ne pronesi,ka qene më datën 15 shtator te ketij viti.
Në 30 dhjetor të vitit 2014 në aksion rrugor Sarandë-Gjirokastër, pikërisht në zonën e Bistricës, Haxhia është zënë në pritë nga persona ende të paidentifikuar si dhe është goditur me pesë plumba, por që arriti të shpëtonte pas dërgimit me urgjencë në spital. Pre e plumbave ra edhe kushëriri i tij, shoqërues në makinë, Eneida Haxhia, që për at të mirë arriti të shpëtonte dhe ai. Por dy vite më vonë, në datën 18 shkurt të 2015-ës tepelenasi i ka shpëtuar një sulmi me thikë dhe vetëm pak muaj pas këtij atentati në dhjetor, ai është qëlluar sërish me plumba por ka shpëtuar.
Sqarimi i policisë për atentatin e djeshëm
Policia e Vlorës ka sqaruar mëngjesin e sotëm ngjarjen e djeshme në qytetin e Sarandës, në lagjen nr.1 aty dhe u krye atentat me armë ndaj shtetasit Rudin Haxhiaj.
Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 pranë një lotosporti, ku janë njoftuar për të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënës me armë zjarri nuk ka patur asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në vendngjarje një armë zjarri “Automatik” model 56. Grupi hetimor po kryen hetimet përkatëse për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Express/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























