Lajme

Sulme të vazhdueshme në territoret ukrainase, rrëzohen dy drone në Krime

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 23 November 2022

Dy drone janë rrëzuar në qytetin e Krimesë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima.

Guvernatori i rajonit i vendosur nga Rusia, Mikhail Razvozhaev në një deklaratë që bëri ditën e sotme tha se forcat e mbrojtjes po punojnë dhe se janë në gatishmëri.

“Forcat tona të mbrojtjes ajrore janë duke punuar tani. Ka një sulm me dronë. Sipas informacioneve paraprake, tashmë janë rrëzuar dy UAV (mjete ajrore pa pilot). Të gjitha forcat dhe shërbimet janë në gatishmëri”.

-Advertisement-

Ai shtoi se objektet civile në Sevastopol, aty ku ndodhet flota ruse e Detit të Zi, nuk ishin dëmtuar dhe banorët duhet të qëndronin të qetë.

Krimea ishte një nga pikat e nisjes për pushtimin rus të Ukrainës në shkurt dhe është sulmuar disa herë.

Sulmi më i fundit ishte në gusht aty ku një seri shpërthimesh shkatërruan grupin e avionëve luftarakë në një bazë detare ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera