Sport

Sulme raciste dhe një i vdekur, ja çfarë ndodhi në ndeshjen Bullgari-Angli (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 15 October 2019

Ngjarje të pakëndshme u shënuan në eliminatoren mes Bullgarisë dhe Anglisë, që përfundoi me fitoren e thellë 0-6 të “Tre Luanëve”.

Kjo sfidë u ndërpre dy herë gjatë pjesës së parë për shkak të koreve raciste të tifozëve bullgarë ndaj lojtarëve me ngjyrë angleze, veçanërisht ndaj Raheem Sterling.

Një sektor i stadiumit “Vadil Levski” ka qenë, në fakt i mbyllur për këtë ndeshje po për sjelljen raciste të tifozëve në përballjet me Kosovën dhe Republikën Çeke.

-Advertisement-

Një tjetër episod i rëndë ndodhi me një tifoz anglez, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij nga spitali në komisariat.

Ministria e Brendshme e Bullgarisë nëpërmjet një komunikate njoftonte se “një shtetas i huaj, 32-vjeç, është transportuar nga në spital.

Aty ai ka nisur të sillet në mënyrë agresive dhe kërcënuese. Janë marrë masa për ta transportuar në departamentin e Policisë së Sofjes, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.”

Nuk është bërë ende e qartë dinamika e ngjarjes. As Ministria e Jashtme e Anglisë nuk i ka komentuar rrethanat, por ka komentuar se po i qëndron pranë familjes së të ndjerit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera