Lajme

Sulm vetëvrasës në Somali, 15 të vrarë

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 20 Qershor 2017

Të paktën 15 vetë sot kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në Mogadisho të Somalisë, njoftoi policia somaleze, transmeton KosovaPress.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi i ekstremistëve Al-Shabab, i cili është i lidhur me organizatën terroriste Al-Kaida.

Shumica e viktimave nga shpërthimi i automobilit-bombë janë civilë. Zyrtarët policorë shfaqin drojën se bilanci i viktimave mund të jetë më i madh.

-Advertisement-

Cak i sulmit ishte ndërtesa e autoriteteve vendore në qytet.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy