Lajme

Sulm në një shkollë në Afganistan

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 01 July 2018

Zyrtarët në Afganistan thonë se persona të dyshuar si anëtarë të grupit Shteti Islamik ekzekutuan tre roje të një shkolle shtetërore në provincën Nangarhar dhe i vunë zjarrin ndërtesës, duke e djegur atë pjesërisht.
Zëdhënësi i Departamentit rajonal të Arsimit i tha Zërit të Amerikës se sulmin në shkollën e mesme për djem e kryen një grup personash të armatosur, njofton Zëri i Amerikës.

Askush nuk mori përgjegjësinë, por zyrtarët e provincës mendojnë se autor i sulmit, ka qenë grupi Shteti Islamik.

Dega e këtij grupi terrorist në Afganistan organizon vazhdimisht sulme vetëvrasëse me bombë dhe ekzekuton me prerje koke personat që i akuzon se punojnë për qeverinë.

-Advertisement-

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për dy sulme vetëvrasëse me bombë në Nangarhar gjatë festimeve të Bajramit muajin e kaluar. Në këto sulme u vranë rreth 50 vetë dhe u plagosën mbi 130 të tjerë.

Autoritetet afgane thonë se në katër provinca të vendit janë aktivë rreth 2 mijë luftëtarë të ISIS-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera