Lajme

Sulm me thikë në Suharekë, dy të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 04 May 2019

Një person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar me thikë dy viktimat meshkuj, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktimat kanë marrë tretman mjekësor dhe janë liruar, ndërsa i dyshuari me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Kaçanik, është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka sulmuar me boks të hekurit viktimën mashkull, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

-Advertisement-

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy