Sulm me raketë ndaj një objekti kyç energjetik në Ukrainë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/29-1-852x460.webp)
Autori: Gazeta inFokus
18:33 | 15 October 2022
Një sulm me raketë ka dëmtuar rëndë një objekt kyç energjetik në rajonin e kryeqytetit të Ukrainës.
Guvernatori i rajonit të Kievit tha se nuk kishte viktima ose të plagosur nga sulmi i së shtunës.
Operatori i sistemit energjetik të vendit tha se ekipet e riparimit po punonin për të rivendosur energjinë, por paralajmëroi banorët për ndërprerje të mundshme.
Ushtria ruse u përpoq të ndërpresë ujin dhe energjinë elektrike në zonat e populluara të Ukrainës këtë javë pasi një shpërthim kamioni bombë dëmtoi urën që lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Rajonet e Ukrainës jugore që presidenti rus Vladimir Putin i deklaroi në më mënyrë të paligjshme si territor rus muajin e kaluar mbetën në qendër të luftimeve të shtunën.
Sulmet e zgjeruara të kësaj jave goditën ndërtesat e banimit, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra vetëve, si dhe infrastrukturën civile si stacionet e energjisë pranë Kievit dhe qytete të tjera larg vijës së parë të frontit.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Moska nuk sheh nevojën për sulme masive shtesë, por se ushtria e tij do të vazhdojë sulme rast pas rasti. Ai tha se nga 29 objektiva që ushtria ruse kishte planifikuar të shkatërronte në sulmet e kësaj jave, shtatë nuk u dëmtuan dhe do të eliminoheshin gradualisht.
Instituti për Studimin e Luftës, një institut me qendër në Uashington, i interpretoi komentet e presidentit Putin si përgjigje ndaj kritikave të blogerëve rusë pro luftës, të cilët “vlerësuan kryesisht rifillimin e sulmeve kundër qyteteve ukrainase, por paralajmëruan se një fushatë e shkurtër do të ishte joefektive.”/REL
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_1-8.jpg)
Të tjera
-
Lajçak për moszbatimin e marrëveshjeve: I kemi çuar kuajt te uji, por po refuzojnë të pinë
Emisari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serb, Miroslav Lajcak, i ci...
-
Gjykata Themelore e Prishtinës e dënon Goran Rakiqin me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mi...
-
KRU “Prishtina” nis shkyçjet në objektet që kanë borxhe
Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka nisur një aksion të ri që fok...
-
Gjenden tre mjete shpërthyese të tipit A-6 dhe rreth 100 fishekë në Dejnë të Rahovecit
Tre mjete të dyshuara shpërthimi janë gjetur dje nga një burrë në Rahovec. ...
-
Investimi 5.5 milionësh transformon klinikën e Gjinekologjisë
Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka marrë ...
-
50 vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Kosova dhe Izraeli nënshkruan më 18 qershor një marrëveshje për heqjen recipr...
-
Pesë raste të dhùnês në familje për 24 orë, një grua kānoset në Qendrën për Punë Sociale
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh, të Polic...
-
Burri u rrāh me një person tjetër, gruaja nga Gjilani merr lëndime pasi provoi t’i ndajë
Një grua ka marrë lëndime pasi ka ndërhyrë për të ndarë bashkëshortin e saj q...
-
REL: Borrell rekomandon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri,...
-
Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjakovë. Policia ...
-
Togeri i FSK-së merr çmimin ‘Honor Graduate’ në SHBA
Toger Arbnor Haxhani ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Ofi...
-
Vrạsje në tentativë në Podujevë
Janë arrestuar tre burra në Podujevë pasi pas një mosmarrëveshje mes veti kan...