Sulm me raketa mbi Zaporizhja: Rusia po godet pallatet me raketa
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 06 October 2022
Shpërthime të shumta tronditën në orët e para të ditës qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhja, kryeqendra e njërit prej rajoneve të aneksuara ilegalisht nga Rusia.
Raketat kanë sulmuar infrastrukturë e ndërtesa banimi njoftoi guvernatori Oleksandr Starukh, i cili akuzoi drejtpërdrejt Moskën e shtoi se të paktën dy persona kanë humbur jetën pas zjarreve dhe shkatërrimeve të konsiderueshme.
“Objektivi i armikut ishte infrastruktura”, ka shkruar Starukh në rrjetet sociale. Vetë Rusia nuk ka komentuar ende. Sulmet vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se priste që situata të “stabilizohej” në rajonet ukrainase të aneksuara nga Moska. Homologu i tij ukrainas ndërkohë, e fshikulloi me komentet se kundërofensiva e Ukrainës po vazhdon të fitojë terren, dhe Kievi ka arritur të rimarrë një sërë fshatrash.
“Tre fshatra në rajonin e Khersonit u çliruan nga pseudo-referendumi dhe gjendja atje është e qëndrueshme tashmë. Lëvizja jonë përpara vazhdon”, tha Zelensky.
Një ditë më parë, Putin urdhëroi shtetin rus që të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor të Zaporizhjës. Kjo është një nga lëvizjet e tij të para për të vendosur sundim mbi zonat e Ukrainës të cilat Moska i ka shpallur të vetat.
Urdhri erdhi pas nënshkrimit të dekreteve për aneksimin e katër rajoneve ukrainase, të cilat kontrollohen pjesërisht nga Rusia. Nënshkrimi i dekretit tani e përcakton centralin bërthamor si “pronë federale” ruse. Kontrolli i këtij centrali është marrë nga forcat ruse pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Rosenergoatom, operatori rus i energjisë bërthamore, tha se do të vlerësojë dëmet në infrastrukturën e uzinës dhe do t’i transferojë punonjësit ukrainas në një organizatë të re në pronësi ruse.
Të tjera
-
Kurti deklarohet për Asociacionin: S’mund të ketë super minoritet serb ashtu siç kërkon Beogradi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Financial Times ka...
-
Elshani: Situata në veri krahasuar me vitin e kaluar është si nata me ditë
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani në njëvjetorin e agresioni...
-
Sulmi terrorist në Banjskë, Hovenier: Autorët të mbahen përgjegjës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka përkujtuar ...
-
Orav: Mendimet e mija janë me familjen Bunjaku dhe popullin e Kosovës që kërkon drejtësi
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë homazhe tek varri heroit...
-
Bedri Hamza: Afrim Bunjaku ishte polic i përgjegjshëm, prind i mrekullueshëm, qytetar i devotshëm dhe njeri shumë fisnik
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vlerësuar veprën e Afrim...
-
Mefail Bajqinovci: Veriu ka ndryshuar rrënjësisht dhe amaneti i Afrimit po çohet në vend
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, sot ka bërë homazhe tek ...
-
Kryeministri Kurti përuron rrugën “Afrim Bunjaku” në Banjskë, merr pjesë edhe bashkëshortja
Kryeministri Kurti, ka përuruar rrugën “Afrim Bunjaku” e cila sot u emërtua n...
-
“53-milionëshi”, në tetor mbahet seanca në Apel
Gjykata e Apelit e ka caktuar për 7 tetor 2024 seancën në të cilën pritet të ...
-
Ky është i arrestuari që dyshohet se e dhụnọi 14-vjeçaren në Fushë Kosovë
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë ka marr...
-
Haradinaj nderon heroin, Afrim Bunjaku
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homaz...
-
BE-ja kujton sulmin në Banjskë, përsërit thirrjen për llogaridhënie
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në...
-
Protestuan dhe kërkuan kthimin e burrave dhe djemve nga Ukraina, gratë ruse përballen me presion, shoqërohen në polici dhe…
Të paktën dy nga rreth 20 gra dhe nëna të ushtarëve të mobilizuar rusë, të ci...