Rozë

Sulm me armë kundër reperëve të famshëm (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 12 November 2018

Shumë frikësuar, por askush nuk u plagos gjatë filmimit të një video për tre gjigandët e repit amerikan Tekashi 6ix9ine, Nicki Minaj dhe Kanye WEST.

Të tre janë gjetur të enjten e kaluar në një vilë në Beverly Hills për të xhiruar disa klipe për albumin e ri të Tekashit, kur ata u befasuan nga tetë të shtëna të armëve të zjarrit, të qëlluara kundër banesës ku ndodheshin.

Një nga të shtënat kishte thyer xhamin e dhomës së veshjes, ku Minaj duhet të kishte qenë, e cila ende nuk kishte ardhur në grup.

-Advertisement-

Vilë e shtrenjtë ishte marrë me qira nga Tekashi 6ix9ine për rreth 80 milionë dollarë. Reperi i famshëm amerikan ka njoftuar kohët e fundit daljen më 23 nëntor të një albumi të ri solo dhe ka shumë të ngjarë që ai ishte duke punuar në filmimin e disa videove në disk.

Me sa duket Tekashi është i rrethuar edhe nga disa “armiq” dhe për të, “sulme” të tilla nuk janë të reja, e fundit prej të cilave u shënua disa javë më parë.

Në të kaluarën ai është rrëmbyer gjithashtu dhe rrahur. Por këtë herë, u përfshinë edhe dy reperë të tjerë dhe xhirimet janë ndërprerë përkohësisht.

Kamerat me video mbikëqyrëse kanë zbuluar se dy makina u ndalën përballë vilës dhe dy burra të maskuar qëlluan tetë plumba nga një armë automatike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera