Lajme

Sulm i armatosur drejt zyrave të fushatës së Kamala Harris, zbulohen detajet nga ngjarja në mesnatë

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 25 September 2024

Të shtëna me armë zjarri dyshohet se janë shënuar drejt zyrës së fushatës zgjedhore të Kamala Harris në Arizona, sipas asaj që konfirmoi policia të mërkurën. Ata shtuan se të shtënat kanë ardhur nga persona të paidentifikuar në mesnatë.

Disa dëme nga të shtënat me armë u vunë re në zyrën e fushatës së Komitetit Kombëtar Demokratik pranë Southern Avenue dhe Priest Drive në Tempe, tha Departamenti i Policisë Tempe për New York Post.

“Askush nuk ishte brenda zyrës gjatë orëve të natës, por kjo ngre shqetësime për sigurinë e atyre që punojnë në atë ndërtesë, si dhe të atyre aty pranë”, tha zyrtari i informacionit publik.

-Advertisement-

Autoritetet që nxituan në zyrën e fushatës analizuan provat në vendngjarje. Në masa shtesë është forcuar siguria për punonjësit e zyrës dhe të tjerë.

Punonjësit e stafit në zyrën e fushatës së Komitetit Kombëtar Demokratik mbërritën në vend pas incidentit dhe dyshuan se të shtënat me armë mund të ishin qëlluar nga dritaret e përparme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera