Lajme

Sulm e kanosje në Gllogoc

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 14 October 2020

Sulmon fizikisht një grua dhe kanos një burrë, Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet që ka sulmuar fizikisht një grua dhe ka kanosur një burrë në Gllogoc.

Sipas raportit 24 orësh, ngjarja ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 21:30.

“Gllogoc 12.10.2020 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Të tjera