Lajme

Sulm ajror në Siri, humbën jetën 4 persona mes tyre 2 fëmijë

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 22 January 2021

Katër persona, përfshirë edhe dy fëmijë, janë vrarë mëngjesin e sotëm nga sulmet ajrore të Izraelit në provincën Hama në Siri, njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore Siriane SANA.

SANA citonte burime ushtarake siriane të thonin se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kishin reaguar ndaj raketave të lëshuara prej avionëve në provincën qendrore, “duke kapur shumicën” e tyre.

Më vonë agjencia tha se “agresioni i Izraelit shkaktoi martirizimin e një familjeje, të nënës, babait e dy fëmijëve”, duke shtuar se katër njerëz të tjerë ishin plagosur dhe tre shtëpi ishin shkatërruar në zonën perëndimore të Hama.

-Advertisement-

Ushtria izraelite rrallë pranon sulmet individuale në Siri dhe refuzoi të komentojë mbi raportet e fundit kur u kontaktuan nga AFP të premten (22 janar).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera