Sulluku që s’na u hoq – tyneherë nga sarajlia/bakllava e sot nga facebook – sytë kuduç

Autori: Gazeta inFokus
20:30 | 03 May 2022
Tuneherë kur varfëria ishte e vetmja pasuri e shqiptarëve, prindi im i ndjerë dhe gjenerata e tij shpesh na rrëfenin për gjendjen e tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore, pra për urinë e asaj kohe.
Shkruan: Agron HOTI
Kur njerëzia në Ratkoc e rrethinë – meqë mungonte sheqeri e gjësendet e ëmbla – për festën e Bajramit po hanin aq shumë ushqime saqë zglloheshin (mezi merrnin frymë nga tejngopja, thjeshtë mbesnin ratë/shtrirë).
Më e papërballueshme – siç rrëfente prindi dhe tërë gjenerata e tij – ishte zgllohja kur festa e Bajramit qëllonte verës dhe kur njerëzia nga fukarallëku piqeshin në pikë të verës të veshur me rroba zhguni e qeleshe se s’kishin levis e hugo boss tyneherë.
Imagjinoni temperatura 40 gradë, zgllohja me brumëra, yndyrë buallice e gjësende të tejyndyrosyra, e në fund sarajli/bakllavë, e kur t’i rrokte more baca i vet njerëzinë sulluku n’tana anët, be e rrfe bënin ajo gjeneratë tymi u dilte njerëzve, ndaj s’kishin tjetër shtetgdalje shpëtimi përpos shkuarjes pranë Drinit të Bardhë, shkarravitjes ca në rërë shkaku i sullukut dhe shpejtë e shpejtë gjuajtjes me rroba në Dri të Bardhë çklluumm për t’u shymur (fikur) nga tmerri i ushqimit pa kontrollë. Duhej ndejtur tërë ditën e lume në Dri të Bardhë për t’u stabilizuar ca deri në mbrëmje.
Sa me fat thoshnin të kishin qenë që kishin pasur Drinin e Bardhë në Ratkoc e rrethinë, sepse nëpër vende ku s’kishte pasur ujë, ndodhte që njerëzia të përfundonin në spital apo të vdisnin në rastin më të keq si rezultat i zgllohjes me ushqime pa kontrollë.
E sot more jaran vjen dita e bajramit, standardi jetësor si n’Allamon, kush s’hanë gjë, t’i kapin dramafilat n’brina e hajtë bacë në Shqipëri, rajon e Evropë, thjeshtë komplet ndryshe. Por, sulluku si atëherë që vinte nga zgllohja sot vjen nga facebook, sepse e sheh njeriun që edhe veshët i janë skuqur nga ndonjë ballafaqim komentesh në facebook, e të cilin sulluk facebukesk sot jo Drini i Bardhë po as Oqeani Atlantik s’e shym/fik. Respekt motra e vllazni!
Të tjera
-
Çfarë janë ‘Terminatorët’ rusë që janë parë në Ukrainë?
Imazhet e reja konfirmojnë praninë në Donbas të Ukrainës të një makine luftar...
-
Qytetarja nga Peja u kafshua nga qentë endacakë, komuna obligohet t’ia kompensojë dëmin mbi 3 mijë euro
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses F....
-
Gjendje e jashtëzakonshme në arsim? Qehaja nuk e sheh të domosdoshme
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ditë më parë ka thënë se në Kos...
-
Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës
Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur m...
-
Ja çfarë moti do të mbretërojë në pesë ditët e ardhshme
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbajë mot kryesisht i ndry...
-
Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy ...
-
Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipër...
-
Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktivite...
-
Arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, njofton për ardhjen në Kosovë...
-
Kurti në Boston flet për bashkëpunimin me Demaçin, burgun e VV-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ligjeratë të mbajtur në Univer...
-
Vulin: Rusia nuk na bombardoi, as s’na kërkoi njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thir...
-
Vulin: Alarmet për bomba si korona, duhet të mësohemi me to
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se raportime...