Rajoni dhe Bota

Suksesi i Kinës me koronavirusin/ Izolimi hapi i parë, jo zgjidhja

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 20 October 2020

Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës e gjen veten nën morsën e koronavirusit dhe pret një dimër të mjerueshëm, Kina po kalon nga suksesi në sukses.

Të hënën, vendi njoftoi për rritje pozitive ekonomike për të dytin tremujor radhazi, duke nënvizuar se sa shpejt ekonomia e dytë më e madhe e vetes po ringrihet. E kjo, vjen bashkë me një eksperimeht në dukje të suksesshëm, lejimin e udhëtimeve masive të brendshme, me miliona njerëz që i bien Kinës kryq e tërthor për javën e artë të pushimeve kombëtare. Për shumëkënd në Evropë, reagimi i Kinës ndaj koronavirusit është i karakterizuar nga një izolim fillestar i paprecedenttë në Wuhan, 76 ditor. Por, pjesë të tjera të vendit nuk panë asnjëherë një masë shtrënguese të tillë, edhe pse gjatë fazave të para të pandemisë, izolime të ngjashme u ndërmorën në disa qytete.

Por analistët thonë se suksesi i Kinës në kontrollin e koronavirusit, nuk është produkt i atyre amsave të para të kontrollit, edhe pse ato janë përdorur me efikasitet për të ndalur shpërthimit, por suksesi qëndron tek mënyra se si vendi menaxhon lëvizjet e njerëzve. Në mënyrë të veçantë, aftësia e Kinës për të gjurmuar rastet në vend, kurdo që paraqitet një vatër e re, i ka mundësuar qeverisë të reagojë shpejt dhe t’i vendosë epidemitë lokale nën kontroll. Kjo u pa më së fundi në qytetin Qingdao, ku 10 milionë njerëz u testuan në një javë pasi 12 raste lokale u raportuan.

-Advertisement-

Vënia e shpejtë nën kontroll, kombinuar me maskat mbrojtëse dhe zbatimi i rregulloreve për ghigjenën publike, duket se është formula fituese në betejën me pandeminë. E qartësisht, njerëzit në Kinë dhe vende të tjera aziatike, si Tajvani, Koreja e Jugut e Japonia, reagojnë ndryshe nga ata në Evropë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera