Rozë

Sukseset e Duas nuk kanë të ndalur: Tre këngët e saja kryesojnë në top lisën e njohur

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 03 April 2020

Dua Lipa ja ka filluar fuqishëm vitit 2020, ku secilën këngë që e ka publikuar ka pasur sukses më shumë sesa tjetra, transmeton Gazeta Metro.

Dua Lipa më 27 mars publikoi albumin e ri “Future Nostalgia”, për të cilin ka punuar një kohë të gjatë dhe ky album duket se do të i sjell të ardhura mjaft të mira Duas.

Dua tashmë është renditur në “Top 10” të Anglisë me tri këngët e albumit të ri, sukses ky shumë i madh për të.

-Advertisement-

“Physical” ka zënë vendin e tretë, “Don’t Start Noë”, të katërtin, ndërsa në vendin e gjashtë është renditur “Don’t Break My Heart”.

Ndërsa sa i përket avtivitetit të saj ajo i ka pezulluar të gjitha ato për shkak të koronavirusit dhe po qëndron e vetizoluar me të dashurin e saj në Londër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera