Lajme

Suharekë| Reagon drejtoresha e Shëndetësisë pasi IKSHPK dërgoi vetëm vetëm 110 vaksina anti-COVID

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 06 April 2021

Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, ka reaguar pasi në këtë komunë u pranuan vetëm 110 vaksina anti-Covid nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), shkruan Gazeta inFokus.

Kuqi përmes një postimi ka thënë se numri i këtyre vaksinave është i vogël dhe nuk i plotëson nevojat personelit mjekësor.

“Numri i vaksinave të pranuara është 110 dhe ky numër nuk i plotëson nevojat e personelit mjekesor. Ekipi i vaksinimit ne QKMF nga neser do të filloj vaksinimin e personelit mjekesor kurse me ardhjen e dozave te tjera të vaksinave anti-Covid 19 do të procedohet me kategoritë tjera sipas programit kombëtar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe do të njoftoheni me kohe”, ka bërë të ditur ajo.

-Advertisement-

Gjithashtu bëhet e ditur se vaksinimi për punëtorët shëndetësor do të realizohet të mërkurën në QKMF duke filluar nga ora 09.00

Ndërsa kujtojmë se gjatë fundit të muajit mars ka filluar vaksinimin edhe në Kosovë. /Gazeta inFokus/

Sot QKMF ne Suharkë kemi pranuar vaksinat anti-covid 19 nga IKSHPK.

Numri i vaksinave të pranuara është 110 dhe ky…

Posted by Besa Kuqi on E martë, 6 April 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera