Lajme

Suharekë, përkujtohet Ukë Bytyçi

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 27 October 2018

Suhareka sot ka përkujtuar Ukë Bytyçi, Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin në 16 vjetorin e vrasjes me akademi përkujtimore

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se qyteti duhet të jetë krenar për një kryetar si Ukë Bytyçi.

“Suhareka duhet të jetë krenare që pati një kryetar si Ukë Bytyçi. Ne kishim fatin të na udhëhiqte një burrështetas si ai. Ecja e tij, shtërngimi i duarve, po krijonte shpresën për qytetarët pas atyre mizorive barbare të luftës. Me besimin që gjithçka do ti kthehej normales, u angazhua për ndërtimin e vendit dhe institucioneve demokratike”, ka thënë Muharremaj.

-Advertisement-

Në Akademi, siç është bërë traditë tashmë, u nda edhe çmimi “Ukë Bytyçi”, që jepet për udhëheqje dhe punë të mirë e që i është ndarë deputetit të Parlamentit të Kosovës, dhe ish- kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçit.

Në fund u vunë kurora lulesh nga delegacione të ndryshme te shtatorja e Ukës, mbi varrin e tij në Semetisht dhe në atë të Bajram Bytyqit dhe Bafti Bajramit në fshatin Nishor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera