Suhareka, Klina e Malisheva apelojnë që të ndërpritet greva
Autori: Gazeta inFokus
07:55 | 21 January 2019
Edhe tri komuna të tjera kanë kërkuar që greva e SBASHK-ut të ndërpritet dhe të rifillojë mësimi.
Pas Prishtinës, Mitrovicës, Rahovecit, Junikut, Deçanit, Obiliqit, Hanit të Elezit, Vitisë e Mamushës, edhe kryetarët e komunës së Suharekës, Malishevës dhe Klinës kanë bërë apel te mësimdhënësit që sot të fillojë mësimi, raporton lajmi.net.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, u ka bërë apel mësimdhënësve që të rifillojnë mësimin, pasi që sipas tij, vendimi i qeverisë për rritjen e pagave është hap i rëndësishëm.
“Si Komunë e Suharekës apelojmë tek mësimdhënësit, që të rifillojnë nesër (sot) procesin mësimor dhe që nxënësit të mos e humbasin mësimin. Konsiderojmë se Qeveria në këtë moment ka reflektuar ndaj kërkesave të grevistëve, duke e konsideruar si hap të rëndësishëm në ngritje të pagave. Secili ka të drejtë të kërkoj dhe të promovojë të drejtën e tij, mirëpo mendoj se në këtë fazë duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka shkruar Muharremaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Apel për rifillimin e mësimit ka bërë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Begaj, përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, iu ka bërë ftesë të gjithë mësimdhënësve të Komunës së Malishevës, që nga dita e nesërme, e hëne 21 janar 2019, të fillojnë procesin mësimor në gjysmëvjetorin e dytë.
“Pas propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritje të pagave për mësimdhënësit, ju bëjmë apel të gjithë mësimdhënësve, që nga dita e nesërme ti kthehen procesit mësimor”, thuhet në apelin e komunës së Malishevës drejtuar mediave, raporton më tutje lajmi.net.
Se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave është reflektim ndaj kërkesës së mësimdhënësve, e ka thënë edhe kryetari i komunës së Klinës Zenun Elezaj.
Elezaj pas këtij vendimi ka apeluar te mësimdhënësit që të rifillojnë sot mësimin.
“Si Kryetar i Komunës së Klinës apeloj tek mësimdhënësit që nga nesër (sot) të filloi procesi mësimor në të gjitha shkollat e Komunës së Klinës. Vlerësoj vendimin e qeverisë për rritjen e pagave, është reflektim ndaj kërkesave të grevistëve dhe shpresoj në vazhdimin e dialogut në mes të qeverisë dhe SBASHK-ut që në një të ardhme të afërt të shikohet mundësia për rritjen në vlerën e kërkuar. Shpresoj që nesër mësimdhënësit të fillojnë procesin mësimor në mënyrë që nxënësit të mos humbasin më shumë”, ka shkruar Elezaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimit që mbrëmë ka pasur me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jarashaj ka bërë të ditur se Qeveria ka vendosur që t’i ndajë 20 milionë euro në vit për mësimdhënësit.
Haradinaj ka bërë të ditur se ka propozuar që paga për mësimdhënësit në shkollat e mesme paga të jetë 597.80 euro nga 523 euro sa ka qenë deri më tani, pra 74 euro më shumë, raporton më tutje lajmi.net.
Për mësimdhënësit në shkollat fillore, Haradinaj ka propozuar që paga të jetë 525.80 euro nga 479 euro sa ka është momentalisht, pra të ketë rritje të pagës prej 46 euro.
Ndërsa për mësimdhënësit në arsimin parashkollor Haradinaj ka propozuar që paga të jetë 501.90 euro nga 447 euro sa është momentalisht, pra të ketë rritje për këtë kategori prej 54 eurove.
Mirëpo, ky vendim i Haradinajt është cilësuar si jo i drejtë nga SBASHK-u dhe në këtë mënyrë kjo Sindikatë ka vendosur që të vazhdohet greva në tërë Kosovën.
Se a do të fillojë mësimi sot në këto komuna, kjo mbetet të shihet.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...






































